Faza 1: Ideimi dhe Planifikimi (Tetor) – Udhëtimi Fillon!

Çdo ndërtesë fillon me një ide! Për këtë arsye, muaji tetor ishte i dedikuar brainstorming-ut dhe planifikimit. Në këtë fazë, ne:

✔ Diskutuam për llojet e ndërtesave dhe vendosëm që maketi ynë të përfaqësonte shkollën tonë.

✔ Hulumtuam për përdorimin e matematikës në arkitekturë dhe ndërtim.

✔ Analizuam strukturën e ndërtesave ekzistuese dhe kuptuam konceptet e gjeometrisë që fshiheshin pas tyre.

✔ U ndamë në grupe pune: arkitektët, matematikanët, ndërtuesit dhe dizajnuesit.


Moment i veçantë: Vendosja për llojin e maketit ishte një sfidë më vete! Fillimisht, idetë ishin të ndryshme, por kur sugjeruam që të ndërtonim një maket të shkollës tonë, të gjithë e pranuan me entuziazëm. Ishte një mënyrë për të përjetësuar vendin ku kalojmë vitet më të rëndësishme të jetës sonë.


Comments

Popular posts from this blog