Faza 3: Përzgjedhja e Materialeve (Dhjetor) – Eksperimentimi
Një ndërtim i suksesshëm varet nga materialet e përdorura. Në këtë muaj, ne:
✔ Testuam materiale të ndryshme, si karton të trashë, polisterol ,shkopinj druri, letër të fortë dhe plastika të ndryshme.
✔ Krijuam prototipe të vogla për të parë se cili material ishte më i përshtatshmi.
✔ Analizuam faktorët si pesha, qëndrueshmëria dhe lehtësia e përdorimit të secilit material.
Moment i veçantë: Pas shumë eksperimentesh, vendosëm që për strukturën kryesore të përdorim karton të fortë, për dritaret letër të hollë transparente, dhe për detajet shkopinj druri dhe ngjitës të posaçëm.
Ishte një përvojë që na mësoi si të zgjedhim materialet në bazë të funksionalitetit dhe estetikës.
Comments
Post a Comment