Ky projekt, i shtrirë nga tetori deri në prill, përfshiu 7 faza kryesore, secila me sfidat dhe emocionet e veta. Ishte një kombinim i matematikës, artit, kreativitetit dhe punës në grup, duke na ndihmuar të kuptojmë më mirë sesi funksionon bota rreth nesh. Në këtë blog, do t’ju tregojmë hap pas hapi këtë udhëtim, nga ideja e parë deri tek produkti përfundimtar!
Ky blog ka për qëllim të dokumentojë dhe të ndajë procesin e krijimit të maketit të shkollës sonë, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të secilit hap të projektit. Përmes postimeve, do të ndajmë përvojat, sfidat dhe suksese që ndodhin gjatë ndërtimit të maketit, duke përfshirë planifikimin, ndihmën e bashkëpunëtorëve, dhe çdo detaj të rëndësishëm që kontribuon në realizimin e këtij projekti kreativ. Ky blog është gjithashtu një burim informacioni për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë rreth ndërtimit të modeleve dhe përdorimit të mjeteve dhe materialeve për këtë qëllim.
Comments
Post a Comment